Aplikacion
Do e shfrytëzoni në maksimum këtë ditë dhe do qëndroni më pranë partnerit se kurrë më parë. Edhe ndjenjat do i shprehni pa pushim. Beqarët nuk do e dinë as vetë ta përshkruajnë atë që do ndiejnë dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qenë të sigurtë. Në planin financiar do bëni çfarë të mundeni për ta përmirësuar sa më shpejt situatën. Do ja dilni mbanë!
Demi
Ditë mjaft harmonike dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka që keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mjaft mirë. Buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë çast. Beqarëve do ju duhet ende të presin për të gjetur dashurinë e madhe. Financat do jenë paksa delikate, por falë këmbënguljes suaj situata do fillojë të stabilizohet dalëngadalë.
Binjakët
Më në fund do mbarojnë debatet dhe mosmarrëveshjet në jetën tuaj ne çift dhe atmosfera do fillojë të ngrohet. Që në mëngjes do keni surpriza nga partneri. Beqarët do takojnë persona mjaft interesantë me të cilët ja vlen të krijohet një lidhje. Në planin financiar do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet që keni pasur dhe do mundoheni ta konsolidoni situatën.
Gaforrja
Venusi do jetë planeti që do favorizojë jetën tuaj në çift sot. Komunikimi do jetë i mirë dhe debate nuk do ketë aspak. Shfrytëzojeni ditën për të folur për çfarëdo lloj teme. Beqarët do jenë në kërkim të një lidhjeje të qëndrueshme, ndërsa sot mundësitë do jenë vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse situata do jetë e paqëndrueshme.
Luani
Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do i harroni mosmarrëveshjet dhe do dini të kërkoni falje për gabimet që keni bërë. Beqarët nuk duhet t’i gjykojnë personat që do i joshin, thjesht le t’iu qëndrojnë larg nëse ju duken të papërshtatshëm. Plutoni do ju nxisë të shpenzoni kuturu dhe do keni probleme financiare.
Virgjeresha
Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft pozitiv gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Kriza që ju kishte pushtuar do marrë fund dhe tashmë do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët nuk duhet të hezitojnë t’i shprehin sa më shumë ato që ndiejnë sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet të tregoheni shumë të matur.
Peshorja
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni momente të paharruara pranë partnerit tuaj dhe do doni që dita të mos ketë një fund. Edhe beqarët më në fund do ndihen të lumtur falë një takimi mbresëlënës që do kenë. Me financat duhet të bëni shumë kujdes nëse doni që situata të mos përkeqësohet. Shpenzoni me kursim.
Akrepi
Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni në çdo moment ta surprizoni partnerin. Ai do ndihet mjaft mirë në krahët tuaja dhe do ju bëjë edhe disa deklarata të forta. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe do gjejnë një person me të cilin do ia vlejë të krijohet një lidhje. Financat nuk do kenë asnjë ndryshim nga disa kohë më parë.
Shigjetari
Nëse nuk doni të keni debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni paksa më tolerantë me partnerin dhe të mos e teproni me kritikat. Beqarët do fillojnë të njihen me një person të thjeshtë, por që ka mjaft vlera. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë do ishte të mos investoni shuma të mëdha për objekte të panevojshme për momentin.
Bricjapi
Priten ndryshime rrënjësore gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Do flisni më hapur me partnerin dhe do i sqaroni njëherë e përgjithmonë pengjet që ju kishin mbetur. Beqarët ka gjasa të njihen me disa persona në ambientet e punës. Gjithsesi nuk duhet të nxitohen për asgjë. Ne planin financiar duhet të merreni më tepër me menaxhimin e të ardhurave.
Ujori
Mos hezitoni të bëni deklarata dashurie gjatë kësaj dite sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia në çift do vazhdojë të jetë e ngrohtë. Beqarët do kenë shumë fat dhe do e gjejnë personin për të cilin kanë ëndërruar aq shumë. Në planin financiar do i keni idetë shume të qarta dhe situata do vijë duke u përmirësuar. Edhe shpenzimet do i kryeni me maturi.
Peshqit
Sektori i dashurisë do jetë mjaft i trazuar për ju që jeni në një lidhje. Do keni shpesh debate të forta me partnerin dhe nuk do dini nga t’ia mbani. As për beqarët nuk është dita e favorshme për të filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohë. Financat do jenë në një gjendje te qëndrueshme edhe pse nuk do kujdeseni aq sa duhet për to.
Sukses i jashtëzakonshëm për Lara Colturin, renditet e dyta në kampionatin botëror të skive