zoom

Lajme

Paraqitet në SPAK drejtori i Veliajt

Alban Dokushi, drejtor në bashkinë e Tiranës është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK.

Dokushi është drejtor juridik në Bashki dhe njihet si krahu i djathtë i Veliajt.

Nuk është e qartë se për çfarë është thirrur ne Prokurorinë e Posaçme, por mendohet se ka lidhje me hetimet që po zhvillohen për Veliajn.

Kreu i Bashkisë së Tiranës mbahet ne burg pasi është i akuzuar për korrupsion pasiv dhe për fsheje të pasurisë.

Ndërkohë, Dokushi është denoncuar më herët nga opozita e cila e ka akuzuar se vëllai i tij ka përfituar 6.3 milionë euro.

Sipas PD-së në emër të Bashkisë Tiranë janë konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushi.

Postime të lidhura