zoom

Bota

Paralajmëron OBSH: Shiu i dendur dhe përmbytjet mund të përhapin sëmundje në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për rrezikun e përhapjeve të sëmundjeve në Gazë.

Në një deklaratë për shtyp OBSH u shpreh se ‘Po fillon sezoni i reshjeve të shiut. Frika po rritet pasi përmbytjet mund të pushtojnë sistemin e ujërave të zeza të Gazës dhe të përhapin sëmundje.”

Ndërsa organizata bamirëse ndërkombëtare Actionaid, deklaroi se lutjet për të lejuar karburantin në Gaza për të mbajtur funksionimin e spitaleve dhe impianteve të ujit dhe kanalizimit janë injoruar plotësisht.

“Me reshjet e dendura në rritje të përmbytjeve në të gjithë Gazën, rreziku i sëmundjeve dhe vdekjeve nga sëmundjet që vijnë nga uji mund të rritet në mënyrë të vazhdueshme pasi strehimoret mbeten jashtëzakonisht të mbipopulluara,” tha Riham Jafari, zëdhënësja e Actionaid Palestine.