zoom

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Currit: Gati arrestimi i 3 ministrave

Analisti Arjan Curri bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e kësaj të hëne nga studioja e “Top Story”.

Duke biseduar për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe hetimet e fundit të SPAK, sipas Currit, po bëhet gati arrestimi i tre ministrave, vetëm që kryeministri Edi Rama të mos preket.

Curri kërkon që para përgjegjësisë penale plr inceneratorin të vihen edhe Edi Rama dhe Erion Veliaj, si personat që kanë emëruar në detyra të larta ata që sot rrezikojnë burgun për aferën me djegësin e Tiranës.

“Flet për zgjedhje të parakohshme dhe i kërcënon amerikanët me këtë. E bëri një kryeministër tjetër në Ballkan dhe i erdhi një përgjigje nga amerikanët që “shiko, mund të bësh zgjedhje të parakohshme, por ne mund të të shpallim edhe non grata ty”. Rama të njëjtën lojë bën me amerikanët. Pyetja është kjo: Derisa Rama tha nuk ka të paprekshëm, si ka mundësi që treçerku i qeverisë ty të bie për arsye korruptive? Sepse vetëm një paprekshmëri i intereson Ramës, vetja e tij. Fakti që ty treçereku i qeverisë të bie nga korrupsioni dhe ky treçereku është i zgjedhur nga Rama, si ka mundësi që Rama nuk preket? Po bëhet gati arrestimi i tre minidtrave, vetëm që Rama të mos preket.

Erion Veliaj duhet të pyetet për zgjedhjet e bëra. Ata që po shkojnë në burg nuk erdhën nga qielli, as nga rruga. I zgjodhi Erioni. Edhe qeveria nuk i erdhi nga qielli, as nga rruga. I zgjodhi Rama”, tha Arjan Curri.