zoom

Aktualitet

Paradoksi/ Porti nuk pranon mbetjet se janë të rrezikshme, por si i lejoi të kalojnë?

Ndërkohë që anijet me mbetje toksike qëndrojnë në det, pak kilometra larg portit të Durrësit, autoriteti portual refuzon t’I shkarkojë ato me arsyetimin se “nuk ka hapësirë”.

“Nuk kemi kapacitet për t’i mbajtur në port pasi ato kërkojnë 1000 metra katrorë hapësirë”- i tha BIRN-it, zëdhënësja e Autoriteti Portual, Elitjana Doko.

Por sipas hetimeve të kryera paraprakisht, mbetjet para se të niseshin për në Tajlandë kishin qëndruar disa ditë në portin e Durrësit, duke ngritur kështu shqetësimin për një ndikim negativ në zonën e banuar.

Ndërkohë, siç shpreh vetë zëdhënësja e Autoriteti Portual Durrës, ekziston shqetësimi për ndotje të produkteve të tjera që importohen dhe eksportohen në Durrës, përfshirë produktet ushqimore. Deklarata e përfaqësuesve të Portit është kontradiktore me qëndrimet e tyre, pasi mbetjet ishin të rrezikshme edhe kur u nisën, jo vetëm në kthim.

Plumbi, materiali që është gjendur brenda mbetjeve, sipas Organizatës Botërore të Mjedisit, shkakton probleme të rënda shëndetësore, kryesisht në sistemin nervor dhe atë kardio-vaskular, në mënyrë të veçantë tek fëmijët e gratë shtatzëna.