E premte, 2 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë

26/05/2023
in Aktualitet, Ekonomi, Slider
0
Papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse bizneset po ankohen si asnjëherë tjetër për mungesën e fuqisë punëtore dhe tregu po e vuan ikjen e brezit të ri, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë, sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa shumë prej tyre po preferojnë të largohen, ose “refuzojnë” të punojnë në punë që paguhen pak.

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022.

Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% (të raportuar nga Eurostat), shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tre herë më e lartë.

Edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit, treguesi është shumë më negativ.

Sipas Eurostat, në Serbi, papunësia tek grupmosha 15-29 vjeç ishte 8.6% në 2022.

Në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 14% në 2020 dhe Mal të ZI 13.8% në vitin 2020 (e dhëna e fundit e disponueshme për të dy shtetet).

I gjithë rajoni ka arritur ta ulë papunësinë tek të rinjtë vitet e fundit (Maqedonia e Veriut e kishte treguesin mbi 20% deri në vitin 2015), ndërsa në Shqipëri në vitin 2022 papunësia tek të rinjtë shënoi një rritje të lehtë.

Shqipëria është e vetmja në Europë që e ka ende shkallën e papunësisë tek të rinjtë mbi 20% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan në vend të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sipas nivelit arsimor, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç, është më e lartë për ata me arsim të mesëm (25.3) dhe më pak për arsimin 8/9 vjeçar (18.9%) dhe atë të lartë (18.7%).

Sipas gjinisë, papunësia është më e lartë tek të rinjtë (22.4), ndërsa të rejat e kanë këtë tregues 20.5%.

Në Europë, përqindja e të rinjve të papunë ulet në 6.3% në 2022

Sipas Eurostat, në vitin 2022, 4.48 milionë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin të papunë në Bashkimin Europian, duke përfaqësuar 6.3% të popullsisë totale të së njëjtës moshë. Duke parë tendencën afatgjatë, kjo përqindje në vitin 2022 shënon një nivel të ulët historik, që nga fillimi i matjes së serive kohore në 2009 (9.0%).

Situata midis vendeve të BE-së është shumë e ndryshme.

Përqindja e të rinjve të papunë mbi popullsinë totale, ishte nën 4% në Çeki (2,0%), Gjermani dhe Bullgari (3,3% secila), si dhe në Hungari dhe Poloni (3,5% secila).

Nga ana tjetër, përqindja ishte mbi 8% në Spanjë (11.2%), Greqi (10.6%), Suedi (10.3%) dhe Qipro (8.8%).

Krahasuar me vitin 2021, pjesa e të rinjve të papunë mbi totalin e popullsisë, është ulur në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bëjnë Qiproja, Letonia (+0,1 pikë përqindje secila), Rumania (+0,3 pikë përqindje) dhe Estonia (+0,4 pikë përqindje), ku kjo përqindje u rrit lehtë. /Monitor

 

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: ekonomipapunesiShqiperite rinj

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Kriza/ Shqipëria po pakësohet dhe po plaket. Në 2022-shin, rreth 50 mijë shqiptarë ikën në emigrim
Aktualitet

Kriza/ Shqipëria po pakësohet dhe po plaket. Në 2022-shin, rreth 50 mijë shqiptarë ikën në emigrim

02/06/2023
“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE, REL: Projekt në kohën kur siguria është cenuar
Politikë

“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE, REL: Projekt në kohën kur siguria është cenuar

01/06/2023
Sejko pranon humbjen e 150 mln eurove në Bankën e Shqipërisë: Ndodhi nga kursi i këmbimit
Ekonomi

Sejko pranon humbjen e 150 mln eurove në Bankën e Shqipërisë: Ndodhi nga kursi i këmbimit

31/05/2023
Më rrezikohet jeta nga Aldo Bare, Laert Haxhiu refuzon ekstradimin në Shqipëri
Aktualitet

Më rrezikohet jeta nga Aldo Bare, Laert Haxhiu refuzon ekstradimin në Shqipëri

27/05/2023
U lirua pas 9 muajsh i akuzuar si spiun në Shqipëri, ukrainasi Alpatov: Humba gjithçka
Aktualitet

U lirua pas 9 muajsh i akuzuar si spiun në Shqipëri, ukrainasi Alpatov: Humba gjithçka

26/05/2023
Kridens Meta, “Kali i Trojës” që përmbysi “kalanë” e Tiranës
In Zoom

Kridens Meta, “Kali i Trojës” që përmbysi “kalanë” e Tiranës

30/05/2023
Lajm i rradhës
Kiara në fasonerinë në Shkodër, çmenden punonjëset! Shtyhen për të bërë foto

Kiara në fasonerinë në Shkodër, çmenden punonjëset! Shtyhen për të bërë foto






ADS
zoom.al

Të fundit

Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
Politikë

Lirimi i Tahirit/ Reagon Bardhi: Tallje e drejtësisë

02/06/2023
Aktualitet

Emri/ Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, flet Rama

02/06/2023
Aktualitet

Fotolajm/ Tjetër urban aksidentohet në Tiranë, mjeti shkon “për një kafe”!

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In