Aplikacion
“Kam dëshirë t’ju takoj, të shoh fytyra të reja, të vizitoj tokën tuaj, djepin e lashtë dhe të jashtëzakonshëm të civilizimit”, i tha Papa popullit irakian.
“Unë vij si një pelegrin, një pelegrin i penduar, për të kërkuar falje dhe pajtim nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit”, tha ai.
Vizita shënon udhëtimin e parë të Papës jashtë vendit prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, një vit më parë. Ai do të marrë pjesë në një varg ngjarjesh deri më 8 mars. Komuniteti i krishterë irakian, që numëron 300,000 banorë, është një ndër më të vjetrit në botë.
Numri i tij ka rënë nga rreth 1.5 milion, sa ishte para rënies së diktatorit Saddam Hussein, në vitin 2003. Komuniteti ka qenë subjekt i persekutimeve dhe sulmeve nga grupe ekstremiste, duke përfshirë Shtetin Islamik.