Aplikacion
Këtë periudhë, që nga dita kur Xavi njoftoi largimin e tij, janë lakuar disa emra të rëndësishëm që mund të marrin drejtimin e klubit blaugrana.
Fabrizo Romano, eksperti i merkatos, vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me stolin e Barcelonës.
Sipas Romano-s, Hansi Flick, ish trajneri i Bayern Munich dhe përfaqësueses gjermane, ka shprehur dëshirën e tij për t’u marrë drejtimin e Barcelonës. Flick është i papunë që nga momenti kur u shkarkua nga drejtimi i Gjermanisë. /ZOOM.AL/