Aplikacion
“Nëse të kërkojnë timonin përsëri, tregoju serbratorin”, -shkruhet në njërën ndër to, të cilën e mban një djalë i vogël.
Shumë nga pankartat lidhen me pasojat e rritjes së naftës tek qytetarët e qyteteve të ndryshme sipas stereotipeve për to.
“Erdha nga Elbasani n’kam”. “Erdha nga Laçi pa x5”. “Ne nga Gjirokastra nuk vijmë dot”. “Erdha nga Korça me lepitka”, janë disa nga shkrimet në pankartat e protestuesëve.
Disa protestues kanë quajtur fajtorë edhe qytetarët që po e shohin protestën nga ekrani dhe nuk kanë lëvizur. Të tjerë rikujtojnë ngjarjet që kanë ndodhur duke i paralelizuar.
“Një jaht e merr naftën 45 lekë duke bërë pushime, unë fermer 260 lekë duke punuar tokën time”., referuar kjo skemës së qeverisë për naftë pa taksë për mjetet turistike si qëllim tërheqjen e tyre drejt brigjeve shqiptare.
Një tjetër barazon deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, “Unë nuk kam humbur asnjë garë”, me atë të Kryeministrit Rama, “Unë nuk kam rritur asnjë taksë”.
Ndërkohë është rikthyer përsëri pankarta e fermerëve, “Na hoqët përsheshin me qumësht”, referuar sistemit të dobët rimbursues për blegtorët, kostot e larta dhe mungesën e subvencioneve.
Tradita e pankartave të tilla nisi dhjetorin e 2018-s, me protestat e studentëve në vend, të cilët miksuan “memet” me ankesat e kërkesat e tyre. Një ide e rastësishme që u bë thelb i protestave pasardhëse.