zoom

Lajme

Panik në Santorini, mbi 6.400 tërmete brenda një jave. Braktiset ishulli

Santorini po përjeton një situatë të jashtëzakonshme, për shkak të mijëra tërmeteve që kanë goditur ishullin grek në ditët e fundit.

Sipas të dhënave nga Komiteti Disiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës, brenda një jave janë regjistruar mbi 6.400 tërmete
në zonën midis Santorinit dhe Amorgos.

“Shkalla e magnitudës po rritet, ndërsa sekuencat e pasgoditjeve karakterizohen nga një shpërndarje kohore në rënie e tërmeteve, me magnitudën e pasgoditjes më të madhe zakonisht më të vogël se ~ 0.5 krahasuar me tërmetin kryesor”, thonë ekspertët grekë.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën, ndërsa qindra banorë dhe turistë kanë braktisur ishullin, si pasojë e frikës dhe panikut.

Postime të lidhura