zoom

Slider

Panik, dëmtimi i rëndë i të riut Qefalija solli ndërprerjen e Egnatia-Tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Tirane – Egnatia ditën e sotme.

Bëhet me dije nga mediat se lojtari i Tiranës, Klevi Qefalija ka rënë pa ndjenja në fushë. I riu mësohet se i ka rënë të fikët teksa luante, ndërkohë që shkaqet nuk janë bërë me dije.

Mjekët vrapuan drejt tij për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore ndërsa më pas Qefalia u transportua menjëherë në spital. Futbollisti raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

WhatsApp Image 2022-08-28 at 5.41.58 PM

Shkak i incidentit erdhi si pasojë e një përplasje “kokë më kokë” mes Qefalias dhe futbollistit tjetër Hamzat. Ndeshja mes Tiranës dhe Egnaties u ndërpre për 12 minuta.