Aplikacion
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit, (21 janar 2025) me orën lokale në zonën e restorantit të hotelit të resortit të skive Kartalkaya, duke përfshirë shpejt ndërtesën e hotelit 12-katësh, ku ndodheshin rreth 234 persona.
Shifrat u konfirmuan nga ministri i brendshëm turk Ali Yerlikaya.
Zjarri i cili mendohet se ka rënë në seksionin e restorantit të hotelit rrethoi më pas të gjithë ndërtesën. Në pamjet që kanë bërë publike mediat, shihet se pushuesit kanë lidhur çarçafët në dritaret e hotelit për të shpëtuar nga zjarri.
View this post on Instagram
Sipas mediave të huaja, Guvernatori Abdulaziz Aydin tha se dy nga 10 viktimat vdiqën pasi u hodhën nga paniku nga ndërtesa që digjej. Zyra e Aydin tha se 30 makina zjarrfikëse dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje për të shuar zjarrin.
Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, tregojnë flakët që kanë përfshirë çatinë dhe katet e sipërme të hotelit. Zjarri u vu nën kontroll pas 10 orësh punë nga zjarrfikësit, thotë agjencia Anadolu.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekipet e emergjencës janë duke punuar për të përballuar situatën dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se një hetim mbi incidentin u nis nga një ekip prej gjashtë prokurorësh, së bashku me një komitet ekspertësh prej pesë anëtarësh. Duke thënë se po vëzhgonte nga afër ngjarjet, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në X se uron mëshirën e Zotit për qytetarët që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
Hoteli me 161 dhoma ndodhet buzë një shkëmbi, gjë që e bëri më të vështirë luftimin e flakëve, raportoi NTV.
Kartalkaya është një resort i njohur skijimi në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit. Zjarri ndodhi gjatë pushimeve mes semestrave shkollorë, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot. Hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake dhe mysafirët u vendosën në hotele rreth Bolusë.
Ndërkohë, katër persona u lënduan nga shpërthimi i gazit në një hotel në një tjetër resort skijimi në Turqinë qendrore.
Shpërthimi ndodhi në Qendrën e Sporteve Dimërore “Yildiz Mountain” në provincën Sivas. Dy skijatorë dhe instruktori i tyre u plagosën lehtë, ndërsa një tjetër instruktor pësoi djegie të shkallës së dytë në duar dhe fytyrë, tha zyra e guvernatorit të Sivasit.