zoom

Bota

Pamjet/ Tragjedi në Stamboll, të paktën 29 të vdekur nga shpërthimi në një klub

29 persona kanë vdekur në Stamboll si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub nate.

Sipas mediave në Turqi shpërthimi ka ndodhur sot gjatë mesditës, ndërkohë që kanë qenë duke u kryer disa punime.

Zjarrfikësit dhe pjesëtarët tjerë të ndihmës së shpejtë kanë rrethuar zonën e klubit, që gjendet në dy katet e poshtme të një ndërtese 16-katëshe në zonën Gajretepe.

Sipas Zyrës së Guvernatorit, një person është në gjendje kritike në spital.

Tre prokurorë janë duke e hetuar shkakun e zjarrit dhe pesë persona janë ndaluar, sipas ministrit turk të Drejtësisë, Yilmaz Tunc.