zoom

Aktualitet

PAMJET/ Gruaja tenton të mbytet në Vlorë, ukrainasi futet dhe e shpëton

Një 60-vjeçare tentoi të vetëmbytet paraditen e kësaj të marte në Vlorë.

Ajo u pa në det teksa përpiqej t’i jepte fund jetës, ndërsa në ndihmë të saj shkoi një ukrainas.

Sergei Artemenko dhe Katerina, bashkëshortja e tij treguan se fillimisht dëgjuan zhurmën e diçkaje që ra në ujë dhe menduan se ishte peshk.

Më pas, shtuan ata, pamë dikë me të zeza që po mundohej të merrte frymë.

Pas kësaj, Sergei hoqi rrobat dhe u fut në det për të ndihmuar 60-vjeçaren.

Bashkëshortja e tij më pas i dha ndihmën e parë të moshuarës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.