zoom

Bota

Pamjet e frikshme/ Si ra avioni me 67 udhëtarë në Kazakistan

Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau nw Kazakistan. Për një mrekulli, pati njerëz që i mbijetuan përplasjes së tmerrshme.

Avioni Embraer E190AR operohej nga linja ajrore azere ‘Azerbaijan Airlines’. Ai ishte rrugës nga Baku për në Grozni në rajonin e Çeçenisë të Rusisë, por u desh të devijonte për shkak të mjegullës.

Sipas informacioneve fillestare nga ‘Azerbaijan Airlines’, avioni Embraer 190 u përplas me një tufë zogjsh.

Sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin gjithsej 67 persona, 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. 28 persona i mbijetuan përplasjes.

I pajisur me dy motorë General Electric CF34-10E, ai shënon efikasitet të karburantit dhe besueshmëri të lartë. Që nga prezantimi i tij në 2005, ai është përdorur nga linjat ajrore në mbarë botën dhe është i njohur për komoditetin dhe teknologjinë moderne.

Postime të lidhura