zoom

Aktualitet

PAMJET/ Digjet një shtëpi në Fier, brenda ishin dy të moshuar

Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier.

Zjarri ra në katin e tretë të një pallati 4-katësh, ndërkohë që në shtëpi ndodheshin dy të moshuar.

Ata u nxorën në kohë të ndihmuar nga fqinjët, ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Shkaku i zjarrit po hetohet nga policia.