zoom

Aktualitet

Pamje të rënda/ Eduard Reçi i shtrirë në tokë pasi u qëllua me plumb në kokë

Ky është momenti pak minuta pas vrasjes së biznesmenit Eduard Reçi.

52-vjeçari, i cili u vra me plumb në kokë, shihet i shtrirë në tokë. Në momentin e ngjarjes, dyshohet se ai ka qenë i vetëm. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, 52-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Sakaq, policia po heton për të bërë të mundur identifikimin e autorit/autorëve dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes. Reçi, i cili ishte duke ecur, bie direkt në tokë vetëm pas një të shtëne.

Për këtë hetuesit kanë dyshime se autori të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë.

Deri tani nuk ka asnjë shenjë të tij dhe grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë.