Aplikacion
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Ndodhia në fjalë solli lëndimin e dy personave që ndodheshin në mjet. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Zoom.al, pas një shpërthimi të fuqishëm, makina ka marrë flakë, flakë që dalin fuqishëm edhe nga bagazhi, ndërkohë që shihet se shoferi dhe pasagjeri dalin me shpejtësi nga mjeti, duke hapur dyert.
Duke qenë se makina ishte e përfshirë nga flakët dhe ndërkojë e ndezur, ka ecur përgjatë rrugës, duke përfunduar në kanal.
Fatmirësisht në kohën kur mjeti humb kontrollin dhe ecën përmes rrugës, nuk ka pasur makina të tjera që t’i vinin përballë.
Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në pikën e furnizimit me karburant, ndërkohë që dy persona që ndodhen në një mjet të parkuar aty, tentojnë të largohen me shpejtësi.
Fill pas ngjarjes, dy të plagosurit, që kanë marrë djegie në trup, janë transportuar në spital.
A po përpiqet Rusia të ndikojë zgjedhjet në Gjermani? Ç’pasoja mund të ketë për Ballkanin