Aplikacion
Në disa plane të kapura me dron, Gaza duket e rrënuar, me ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të dëshpëruar.
Një prej banorëve është kapur duke lotuar, pasi vetëm pak minuta më parë bombat i shkatërruan shtëpinë dhe dyqanin.
84 mijë gra shtatzëna janë në rrezik në Gaza, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk mund të marrë ndihma dhe furnizime.
Ka 78 ton furnizime shëndetësore, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat themelore thelbësore për 300,000 njerëz në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, e cila aktualisht është e mbyllur, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.
Disa spitale janë jashtë funksionit për shkak të dëmtimit nga bombardimet.
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të vizitojë të mërkurën Izraelin dhe Jordaninë. Biden do takohet me Mbretin Abdallah dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen në Jordani, ndërsa në Izrael do takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu.