zoom

Bota

Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Itali/ Viktima, qytetarë të zhdukur e qytete nën ujë

Moti i keq në Itali ka shkaktuar pasoja katastrofike.

Rrugë e banesa të përmbytura, qytetarë që përpiqen të shpëtojnë veten dhe të afërmit e tyre janë pamjet tronditëse që vijnë nga Italia. Shqetësuese situata është paraqitur gjithashtu në Emilia-Romagna, në veri të vendit.

Që nga mbrëmja e djeshme, autoritetet e kanë shpallur rajonin në ‘alarm të kuq’. Ndërkohë reshjet e dendura kanë shkaktuar deri më tani vdekjen e të paktën 8 personave. Ndërsa numri i persona të zhdukur edhe nuk dihet saktë, raportojnë mediat italiane.

Më shumë se 700 zjarrfikës po punojnë në zonat e prekura. Për momentin, prioriteti ynë kryesor, natyrisht, është të shpëtojmë njerëzit në rrezik”, tha ministri i Brendshëm italian Matteo Piadendozzi.