Aplikacion
Kryeministria i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj, duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë.
Ndërkohë, po pasditen e sotme, Presidenti i vendit, Begaj, ka pritur në një takim Celibashin. Sipas informacioneve, takimi ka qenë në kuadër të zgjedhjeve të reja në Himarë. Gjithashtu ata kanë diskutuar edhe rreth vendosjes së një date për zgjedhjet e reja.
Kjo vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendimin për t’i hequr mandatin Fredi Belerit, i zgjedhur më 14 maj. Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve dhe u shpall fitues duke qenë në qeli. Ai u akuzua nga SPAK për blerje të 8 votave me nga 50 euro secila.
Letra është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi. Beleri e ka quajtur arrestimin dhe dënimin si politik, me urdhër të kryeministrit Rama. Aktualisht ai është zgjedhur edhe eurodeputet për Greqinë, për partinë “Demokracia e re” të Mitsotakisit. Dënimi i Belerit mbaron pas disa muajsh. /ZOOM.AL/