zoom

Aktualitet

Pak muaj në detyrë/ Kreu i ARRSH shkon në SPAK

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas mediave, Gjyli u pyet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.

Pas deklarimeve në SPAK, kreu i ARRSH nuk pranoi të flasë për mediat.

Gentian Gjyli u emërua si drejtues i Autoritetit të Rrugëve vetëm pak muaj më parë pas arrestimit të paraardhësit të tij, Evis Berberi.