zoom

Aktualitet

Pak minuta shi përmbytin disa zona në Vlorë

Reshjet intesive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin e Vlorës.

Raportohet se lagjet e qytetit si “Demokracia”, “Isa Boletini”, “15 Tetori”, si dhe përreth Kishës Ortodokse, janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe kaos në trafik.

Gjithashtu punonjësit e Ujësjellësit janë në protestë prej dy ditësh, ndaj numri i tyre në shërbim ka qenë i kufizuar.

Mungesa e punonjësve në terren ka bërë edhe më të vështirë situatën për qytetarët.

Ndërkohë problematika raportohen edhe në lagjen “Albano-Romina”.