zoom

Lajme

Pa deputetë e pa karrige, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare

Ditën e sotme në orën 10:00 mbahet seanca e radhës plenare, e cila pritet të shoqërohet me tensione për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka lajmëruar pas dënimit me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Dje kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi paralajëmroi për aksion në seancën parlamentare, por nuk dha detaje të shumta.

“Etika” e përjashtoi me 60 ditë, reagon Bardhi: Këta të fusin në burg pa prova, Kuvendit zjarrin ja ka vënë krimi

“Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme (3 shtator)”, tha Bardhi dje.

Nga ana tjetër PS është shprehur se do të vijojë aktivitetin e saj parlamentar sipas axhendës së përcaktuar.

24 deputetë të opozitës do të jenë të përjashtuar ditën e sotme, pasi hyn në fuqi vendimi i Sekretariatit të Etikës.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati janë të përjashtuar për 60 ditë, teksa 20 të tjerë janë ndërshkuar me 40 ditë përjashtim.

Edi Paloka është përjashtuar për 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

Seanca e kaluar, 30 shtator, u shoqërua me tensione të shumta, ku deputetët e opozitës shkaktuan kaos në sallë dhe dogjën karriget jashtë Kuvendit.

23 prej tyre u dërguan për hetim në SPAK nga policia, ndërkohë që ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të shmangur përdorimin e dhunës.