Aplikacion
Filmi “Emilia Pérez”, një produksion francez i vendosur në Meksikë dhe i drejtuar nga Jacques Audiard, kryeson me 13 nominime, duke përfshirë ato për Filmin më të Mirë, Regjinë dhe Aktoren më të Mirë për Karla Sofía Gascón, e cila është aktorja e parë transgjinore e nominuar në këtë kategori. Filma të tjerë të nominuar për Filmin më të Mirë janë: •“Anora” •“The Brutalist” •“A Complete Unknown” •“Conclave” •“Dune: Part Two” •“Wicked”
Në kategorinë e Aktorit më të Mirë, të nominuarit kryesorë janë Adrien Brody për “The Brutalist” dhe Timothée Chalamet për “A Complete Unknown”. Për Aktoren më të Mirë, përveç Karla Sofía Gascón, janë nominuar edhe Cynthia Erivo për “Wicked” dhe Demi Moore për “The Substance”.
Parashikimet tregojnë se “Emilia Pérez” dhe “The Brutalist” janë favoritët kryesorë për të fituar në disa kategori kyçe. Megjithatë, surprizat nuk përjashtohen, duke pasur parasysh konkurrencën e fortë këtë vit.
Ceremonia do të prezantohet nga Conan O’Brien dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC, si dhe për herë të parë në Hulu, duke e bërë të disponueshme për shikuesit në mbi 200 vende dhe territore.