zoom

Aktualitet

Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë

Më 23 tetor 2015, asambleja e ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër sh.p.k, ku ortak me 25% të kuotave ishte edhe shteti shqiptar, vendosi kalimin e 45% të kuotave tek shoqëria Alesio 2014 sh.p.k. me ortak të vetëm Anton Gjinajn – i dënuar në vitin 2010 në Spanjë për vepër penale në fushën e drogës.

Në procesverbalin e mbledhjes së asamblesë së ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër, të cilën BIRN e siguroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sqarohet se përfaqësuesja e shtetit ishte autorizuar nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, për të qenë pjesë e vendimarrjes që ka bërë pjesë të ortakëve Gjinajn.

Kjo ortakëri e shtetit me biznesmenin e dënuar për krim të organizuar ka sjellë si pasojë kërkimin e Ministrisë së Financave për të qenë palë e tretë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, ku mes të tjerash është edhe shoqëria Foralb Alabastër sh.p.k.

Si palë të treta që kanë pretendime për pasuritë e Anton Gjinajt të skuestruara nga SPAK, për të cilat kërkohet konfiskimi, u paraqitën në gjykatë dhe u legjitimuan në këtë gjykim edhe Banka Tirana dhe Raiffeisen Leasing. Po ashtu, gjykata vendosi të legjitimojë si palë të treta në gjykim, edhe pjesëtarë të fisit Turdiu, që nga sa u relatua në seancë, u mësua se kishin lidhut kontratë me parë me shoqërinë Kastrati për ndërtimin e objekteve, që më pas ishin blerë nga Anton Gjinaj e për rrjedhojë janë sekuestruar. Gjyqtarja Irena Gjoka tha se pronarët Turdiu u legjitimuan si palë, pasi rezulton se disa pasuri të sekuestruara u përkasin atyre.

Gjoka relatoi ndër të tjera, se si palë e tretë kishte bërë kërkim edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por të hënën nuk u paraqitur përfaqësuesja e këtij institucioni, megjithëse kishte marrë dijeni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Enida Dashi sqaroi se kjo çështje do të ndiqej nga institucioni që ajo përfaqëson për shkak të delegimit të kompetencave pas ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë. Ajo kërkoi kopje të akteve hetimore për t’u njohur. Po ashtu, kërkuan kopje të akteve edhe përfaqësuesit e dy bankave të interesuara për të qenë palë e tretë.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që të shtyjë seancën për më datë 26 shkurt në orën 14:00, me qëllim që t’u jepet mundësia palëve të treta të legjitimuara në këtë gjykim që të njihen me aktet dhe të paraqesin kërkimet e tyre.

Reporter.al
Fillimi Lajme
Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë
Në gjyqin për konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, i dënuar në Spanjë në vitin 2010 për krim të organizuar, u bënë pjesë si palë të treta edhe Ministria e Financave si dhe dy banka të nivelit të dytë.
NgaEdmond Hoxhaj 18:14 | 12/02/2024
SPAK dërgon për gjykim 17 të akuzar për korrupsion e shpërdorim detyre në Kadastër
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Më 23 tetor 2015, asambleja e ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër sh.p.k, ku ortak me 25% të kuotave ishte edhe shteti shqiptar, vendosi kalimin e 45% të kuotave tek shoqëria Alesio 2014 sh.p.k. me ortak të vetëm Anton Gjinajn – i dënuar në vitin 2010 në Spanjë për vepër penale në fushën e drogës.

Në procesverbalin e mbledhjes së asamblesë së ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër, të cilën BIRN e siguroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sqarohet se përfaqësuesja e shtetit ishte autorizuar nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, për të qenë pjesë e vendimarrjes që ka bërë pjesë të ortakëve Gjinajn.

Kjo ortakëri e shtetit me biznesmenin e dënuar për krim të organizuar ka sjellë si pasojë kërkimin e Ministrisë së Financave për të qenë palë e tretë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, ku mes të tjerash është edhe shoqëria Foralb Alabastër sh.p.k.

Si palë të treta që kanë pretendime për pasuritë e Anton Gjinajt të skuestruara nga SPAK, për të cilat kërkohet konfiskimi, u paraqitën në gjykatë dhe u legjitimuan në këtë gjykim edhe Banka Tirana dhe Raiffeisen Leasing. Po ashtu, gjykata vendosi të legjitimojë si palë të treta në gjykim, edhe pjesëtarë të fisit Turdiu, që nga sa u relatua në seancë, u mësua se kishin lidhut kontratë me parë me shoqërinë Kastrati për ndërtimin e objekteve, që më pas ishin blerë nga Anton Gjinaj e për rrjedhojë janë sekuestruar. Gjyqtarja Irena Gjoka tha se pronarët Turdiu u legjitimuan si palë, pasi rezulton se disa pasuri të sekuestruara u përkasin atyre.

Gjoka relatoi ndër të tjera, se si palë e tretë kishte bërë kërkim edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por të hënën nuk u paraqitur përfaqësuesja e këtij institucioni, megjithëse kishte marrë dijeni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Enida Dashi sqaroi se kjo çështje do të ndiqej nga institucioni që ajo përfaqëson për shkak të delegimit të kompetencave pas ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë. Ajo kërkoi kopje të akteve hetimore për t’u njohur. Po ashtu, kërkuan kopje të akteve edhe përfaqësuesit e dy bankave të interesuara për të qenë palë e tretë.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që të shtyjë seancën për më datë 26 shkurt në orën 14:00, me qëllim që t’u jepet mundësia palëve të treta të legjitimuara në këtë gjykim që të njihen me aktet dhe të paraqesin kërkimet e tyre.

Kompania Alesio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo që ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është sekuestruar nga SPAK, pas dyshimeve se është krijuar me të ardhura nga aktivitetet kriminale të pronarit Anton Gjinaj. Për këtë pasuri është kërkuar konfiskimi bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar…”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”.

Prokuroria kërkon t’i konfiskojë Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) dhe familjarëve të tij katër kompani nën pronësinë 100% të tij si dhe kompaninë Foralb Alabastër, në të cilën, përveç Gjinajt është aksioner edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Shoqëritë XYZ 08 Sh.p.k dhe Garden Residence Turdiu u kërkuan të konfiskohen pasi janë në pronësi indirekte të Gjinajt përmes Alessio 2014.

Sipas SPAK, Pashuk Gjini u dënua në Spanjë në vitin 2010 si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan mbi 50 kilogramë heroinë, e cila dukej se kishte për destinacion tregun e zonave të turizmit detar në Alicante, Spanjë. Ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle dhe erdhi në Shqipëri, ku u mor me biznes dhe ku në vitin 2011 ndryshoi emrin në Anton Gjinaj. Prokuroria ka konkluduar se Gjinaj dhe familja e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai dyshohet se ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë./ Reporter.al