Aplikacion
View this post on Instagram
Por, ndërsa marrëdhënia midis të fejuarës së Bloom dhe ish-gruas së tij vazhdon të lulëzojë, qershia mbi tortë ishte komenti i vetë aktorit:
“Ju të dyja jeni më të lezetshmet!”
Orlando Bloom dhe Miranda Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 në 2013-ën dhe janë prindër të një djali 10-vjeçar, Flynn. Kerr u martua më pas me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, me të cilin ka dy fëmijë të vegjël. Bloom aktualisht është i fejuar me Katy Perry-n. Çifti solli në jetë fëmijën e parë, Daisy-n, në gusht të vitit 2020.
Në nëntor të këtij viti, modelja tha në një intervistë se “është shumë e lumtur që ish-partneri i saj është i lumtur”.
“Unë e adhuroj Katy-n dhe ndihem e lumtur që Orlando ka gjetur dikë të tillë sepse në fund të ditës, dua që Flynn të ketë një baba dhe një nënë të lumtur. Jam mirënjohëse që ata gjetën njëri-tjetrin, po aq sa jam për faktin që gjeta bashkëshortin tim. Kur bëhet fjalë për raste të veçanta, ku duhet të jemi të gjithë së bashku, ne bëjmë çmos që të ndodhë ashtu. Çfarëdo që është më e mira për familjen tonë!”