Aplikacion
Shehi deklaroi se do të ketë ndryshime në formacioni, ndërsa theksoi se duhet të harrojnë çfarë ndodhi në Champions.
Gjendja e skuadrës – “Gjendja është normale, sigurisht që nga ana psikologjike nuk ka vend për të menduar atë që ka ndodhur. Ndeshja vjen dreket pas një jave nga disfata që pësuam dhe mendoj që është gjëja e duhur pasi ndihmon të ajo të harrohet sa më shpejt. Mendoj që psikologjia është ajo e duhura për të përballur kundërshtarin”.
Zrinjski Mostar – “Jemi të vetëdijshëm që është një skuadër që ka bërë mirë, skuadër me traditë që ka në përbërjen e saj elment të rëndësishëm. Ata janë kampion te vendit të tyre dhe vinë pas një eliminimi , kemi informacion për ta dhe një formacion të pranueshëm ndaj kundërshtarit që do të luajm nesër.
Formacioni – “Do të kemi ndryshime për shkak të kundërshtarit, kemi zgjedhur një strategji tjetër. Nesër do të shihen në fushë kush starton dhe kush jo. Ne nesër kemi menduar një strategji tjetër se ndryshon kundërshtari dhe lojën do ta interpretojmë në mënyrë tjetër. Sa i përket Tiranës serioze siç ishte në sezonin e kaluar, ne këtë pretendojmë. Por, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim sezonin e kaluar dhe më pas të përmirësohemi. Lojtarët individual rrisin vlerën e skuadrës, por ata kanë lojtarë të huazuar”.
Merkato – “Ne kërkojmë që lojtarët që janë të përballojnë edhe kampionatin, ne nuk duam lojtarë në huazim për Europën. Përballjet në fushë do të tregojnë vlerën, e tregojnë dyluftimet individuale dhe ekipore. Vlerat në letër nuk janë domethënëse në fushë dhe nesër shpresoj të mos ketë dallim fare. Koha ikën dhe mbeten kujtimet, që kthehen ose në pengje ose në nostalgji. Kur humbet një ndeshje kërkon që pengjet t’i minimizosh ose t’i shtosh dhe thua sikur ta kisha bërë ndryshe”.
Strategjia – “Duhet të jemi agresivë dhe të dalim para porte, disa nga pengjet e ndeshjes që kaloi nuk janë rastet. E rëndësishme është t’i krijosh ato, por janë disa detaje që gabuam dhe humbën përqëndrimin. Këto i takojnë të shkuarës tashmë dhe nuk ka kthim pas. Kërkojmë të përforcohemi për të ardhmen, kemi marrë Hussein për të plotësuar organikën. Dy lojtarë do të afrohen dhe është çështje kohe. Klubi rrotullohet rreth stemës dhe tifozëve të cilët i falenderoj”.
Eksperienca me Skënderbeun në Europë – “Të gjithë e kujtojnë Skënderbeun që u fut në Europa League dhe mori pikë, por shumë harrojnë fillimin,. Skënderbeu fillimit ikte që në turin e parë dhe lojtarët edhe pse ishin me eksperiencë nuk shfaqeshin mirë, Skënderbeu nuk shkoi rastësisht duhet vazhdimësi. Kam qenë vetë aty dhe na mbyste ndenja e inferioritetit. Pas pesë viteve dhe përballjeve vit pas viti më pas shkoi aty, ne jemi në fillime dhe skuadra ka nevojë për eksperiencë dhe të jetë aty. E nëse Tirana, nëse del kampione në sezonin e ri, do të jetë më mirë në Europë sepse është thelbësore eksperienca sepse cilësia nuk i mungon”.
Avantazhet e Tiranës dhe të kundërshtarit – “Kjo shihet në fushë, është një ndeshje e barabartë dhe fusha të jep përshtypjet për kundërshtarët. Edhe pse nuk është goli, ndeshja e parë është e rëndësishme për taktikën dhe psikologjinë. Por, sido që të jetë rezultati, kualifikimi nuk mbyllet nesër. /zoom.al/