Aplikacion
“Jemi të kënaqur me atë që prodhuam në fushë, në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin. Por dihet që derbi është derbi dhe ka të tre rezultatet të pranishme. Por e them që jemi të kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës.
Mendoj se Seferi ka bërë ndeshje shumë të mirë, edhe pse Xhixha nuk është në 100% ka shkuar shumë herë në pozicion goditje. Pastaj kundërshtari ka edhe mbrojtës, por derbi mund të vendoset nga një episod. Jemi të kënaqur që shkuam deri në metrat e fundit, por aty na mungoi kthjelltësia.
Goli është qershia mbi tortë, por e rëndësishme është që skuadra bën presion dhe nuk e lë kundërshtarin t’i afrohet portës. Kur them që është ndeshje e mirë, mungon vetëm goli dhe në futboll sigurisht që ka dhe kështu.
Skuadra sot ishte me grintë dhe agresive, e mbajti ekipin kundërshtar në presion. Nuk ka ndikuar ndalesa e Laçit sepse e dimë që ka edhe shumë javë lojë.
Kemi dalë shpeshherë në pozicion goditje, kjo është e rëndësishme. Kemi goditur sa kemi patur mundësi, ndoshta mund të bënim më mirë, në metrat e fundit u nxituam pak dhe nga dëshira e madhe ai pasi i fundit, apo goditja mund të kishim dalë te goli.
Mund të evitonim topin prapa shpine, por e dimë që me cilësinë e lojtarëve që kemi, mund të krijojmë mundësi. Kurse në qendër e dimë që është shumë e vështirë një kundër një. Në mesfushë Limaj dhe Totre markoheshin. Kur nuk ke hapësira del nga krahët, siç dolëm e nuk shërbyem mirë”, tha Shehi.
Burimi: PANORAMASPORT.
/Zoom.al