zoom

Sport

Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën dhe tani është trajner i lirë

Orges Shehi ka dalë trajner i lirë, me durrsakun që nuk është më nën kontratë nga Tirana. Mësohet se tekniku ka fituar gjyqin me FSHF-në në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i cili tashmë nuk është më i pezulluar.

Gjithashtu, ai është paguar deri në tetor kur ka qenë në detyrë dhe jo për një vit të plot sa pretendoi në fillim. Tashmë Shehi është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me cilin klub të dojë, teksa në skenë për të kanë dalë Partizani dhe Shkëndija e Tetovës.

Ishte rasti i parë në historinë e futbollit shqiptar që një klub pezullonte trajnerin dhe do ta paguante gjatë gjithë sezonit deri në përfundim të kontratë, por Shehi këtë vendim e ankimoi dhe tashmë është i lirë. /ZOOM.AL/

Related Posts

None found