Aplikacion
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare.
Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s.
Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.