zoom

Bota

Orban takohet me Zelensky: Armëpushimi i hap rrugë fundit të luftës

Viktor Orban mbërriti në Ukrainë të martën për një vizitë të paparalajmëruar sapo mori postin e presidentit të rradhës të Bashkimit Evropian.

Ndërsa ishte në Kiev, kryeministri hungarez tha se një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përshpejtojë negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Orban ka qenë një kritik i mbështetjes perëndimore për Ukrainën dhe shihet si lideri evropian më i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo ishte vizita e tij e parë në Ukrainë në 12 vjet, megjithëse ai është takuar vazhdimisht me Putinin gjatë asaj kohe.

Gjatë paraqitjes së tij të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjuha e trupit mes tyre nuk ishte e ngrohtë dhe as nuk morën pyetje nga media pasi ata dhanë deklaratat e tyre.

Orban ka ngadalësuar më parë marrëveshjen për një paketë ndihme të BE-së prej 50 miliardë eurosh (54 miliardë dollarë; 42 miliardë £) e krijuar për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë.