Aplikacion
Megjithatë, gjatë këtij takimi Orban dhe Papa Francesku shmangën temën e emigrimit, pasi të dy figurat kanë qëndrime të kundërta për çështjen.
Orban i tha gazetarëve: “Ati i Shenjtë ma bëri të qartë se lufta që ne po bëjmë për të mbrojtur familjet është lufta më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës”
Një koment I tillë vjen pasi Vitin e kaluar, Hungaria ka ndryshuar Kushtetutën sa i përket përkufizimit të familjes, duke ndaluar adoptimin e fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë.
Nga ana tjetër Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku pas kthimit nga Hungaria dhe Sllovakia tha përpara gazetarëve se “aborti është vrasje. Jeta e njeriut duhet të respektohet”.
Papa përmendi edhe martesat e gjinive të njëjta duke thënë se “martesa si një ritual është midis një burri dhe një gruaje”.
Gjithashtu Papa Francesku theksoi se peshkopët nuk duhet të mbajnë qëndrime politike. /Euronews