zoom

Politikë

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit”/ Basha: Më 18 dhjetor demokratët do të…

Në një postim në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen.

Sipas Bashës, “ora më e errët është ajo pak përpara agimit” dhe e krahason situatën sot me atë të para 31 viteve kur PD u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin.

Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha.