Aplikacion
Në vendin tonë nuk bëhen vetëm torta me porosi, pallto me porosi, por edhe opozitë me porosi. Fjala bie, të nevojitet një opozitë i bie telefonit të ambasadores Yuri Kim dhe i thua; Përshëndetje, desha një opozitë.
Njësoj si me picat bashkë me porosinë jep dhe përmasat e opozitës.
I thua ambasadores në dëshiron një opozitë të vogël, të mesme apo të madhe. Pasi të ketë qartësuar përmasat ambasadorja të pyet për shijen dhe përbërësit e opozitës.
Ti zgjedh një opozitë mikse.
Atëherë ambasadorja fillon dhe zë brumin. Përbërësit janë të ndryshëm. Përbërës që kanë tërhequr gomat nga deti bashkë më ambasadoren dhe kanë një album fotosh në Amerikë.
Përbërës të diasporës pakëz pikantë si për t’i dhënë një shije ndryshe opozitës së madhe. Përbërës të shoqërisë civile për të futur shijen e ” pavarësisë” që varet direkt nga organizatat joqeveritare në vend.
Përbërës të opinionistëve që kryejnë rregullisht eskursione televizive nga një ekran në tjetrin duke përsëritur të njëjtat slogane dhe të njëjtat utopi.
Gjithçka është gati. Opozita futet në furrë dhe paketohet brenda një kutie mbi të cilën shkruhet; Opozitë me porosi.
Telefoni bie. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohen fjalët; Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Keni porositur një Opozitë me porosi. Ku mund të vij t’jua sjell?!
Ti i jep adresën kryebashkiakut dhe në fund teksa merr opozitën e porositur i lë dhe një bakshish.
Post Scriptum- Të interesuarit mund të porosisin opozitën që duan te yuri_sajon opozitën e re.com.
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA