zoom

Politikë

Opozita nis protestat pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Berisha

A do t’i përgjigjet opozita rezultatit humbës në zgjedhjet vendore të 14 majit me një valë protestash deri në rrëzimin e qeverisë aktuale? Përgjigjen e kësaj pyetjeje, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka të drejtpërdrejtë, por thekson se primare për demokratët në këto momente është të faktojnë që zgjedhjet janë vjedhur.

“Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë. Unë kuptoj cdo kërkesë nga mbështetësit tanë që PD të bëjë një analizë transparente. Por ne jemi të angazhuar non stop për të identifikuar se cfarë i bëjnë këto zgjedhjet më të vjedhurat”, deklaroi Berisha.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, lideri historik i PD mohoi që vetë ai të ketë blerë ndonjëherë vota apo të ketë manipuluar rezultatin.