zoom

Lajme

Opozita në protestë, Veliaj hyn në Bashki dhe sulmon analistët: Rrinë në TV sikur po shohin Pornhub

“Stan me lepuj”, “telendare”, “llum”, “të paburra”, “budallenj” ishin disa nga fjalët që Erion Veliaj përdori në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që kishte mbledhur online, teksa jashtë dyerve të Bashkisë po zhvillohej një protest e paralajmëruar nga PD e Rithemelimit, Pl dhe Aleanca për Mbrojtjen e Qytetarit.

Veliaj foli në mbledhje pasi përfundoi përgjigjet e tij në SPAK për inceneratorët.

“Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK.  Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni i Berishës të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet”

Ai sulmoi edhe analistë mediatikë të cilët tha ai “janë kundërvënë sepse nuk pranoi të realizonte interesat e tyre”.

“Kur them se duhet të jemi krenar, duhet të jemi krenar edhe sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në tv sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara”– tha Veliaj.

Postime të lidhura