Aplikacion
nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.
Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.
Arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:
Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë. Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.
Teksa pas bashkimit të deputetëve të Bardhit me Berishën dje, është duke u diskutuar mundësia që dy deputetë të Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit. /ZOOM.AL/