zoom

Politikë

Opozita kundër kandidatit për president nga PS. “Ka zhvatur bazën detare të Forcave të Armatosura!”

Pak minuta pas propozimit të PS-së për figurën e Bajram Begajt si presidenti tjetër i Shqipërisë, ka ardhur reagimi i parë nga opozita, kundër kësaj zgjedhjeje.

Ish-ministri Pollo ka akuzuar Begajn për përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura.

“Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!”, -ka shkruar Pollo në rrjetet sociale./Zoom.al.