zoom

Lajme

Opozita kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak: Veliaj të japë llogari për 29 tenderët!

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, janë vendosur sot para Bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak.

Në një prononcim për mediat, ata kërkuan mbledhje urgjente ndërsa kërkojnë që Veliaj të japë llogari për vjedhjet e bëra, për 29 tenderat e dhënë apo dhe për inceneratorin.

Po ashtu, këshilltarët kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së opozitës ditën e enjte, në orën 11:00.

Ilda Zhulali u shpreh se: “Duam mbledhje me këshllin bashkiak, që refuzon që ta mbledhë prej 1 muaj. Policia i pengoi herën e kaluar këshilltarët që të futen brenda, pasi duket se rrezikojnë. Por i vetmi njeri që rrezikon këtë vend, është Erion Veliaj”.

Kurse këshilltari Alimehmeti theksoi rëndësinë dhe përgjegjësinë e situatës. “Ne kërkojmë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Asnjë nga këshilltarët e PS nuk ka bërë një kërkesë të ngjashme paralele. Asnjë anëtar i PS nuk ndjen asnjë lloj detyrimi për llogaridhënie. A janë me korrupsionin, apo kundër korrupsionit”.

Këshilltari Tedi Blushi akuzoi hapur Veliajn dhe bëri thirrje për protestë. Edhe Teliti ishte i këtij mendimi: “Duam që të bëhet debat për transparencën e fondeve publike. Të japë shpjegime se ku shkuan paratë për 29 tendera. Ai firmosi tendera për firmën 5D të vartësve të tij. Mendoja se disa anëtarë të PS në këshill ishin me dinjitet”.

Pak ditë më parë, shoqëria civile dhe opozita protestuan dhe gjuajtën me fruta dhe perime Bashkinë, duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt. Ky i fundit mbrojti punën e drejtorëve dhe lëshoi mesazhe të paqarta politike. /ZOOM.AL/