Aplikacion
Por thirrjeve të opozitës, Edi Rama iu përgjigj me një dalje live në “Facebook”, ku njoftoi se ishte në Palasë duke inspektuar punimet në akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.
“Në akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, ende në punë e sipër po të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve🚘🚙🚗🌊☀️🌲🌳
🟢 Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar, ndërkohë që po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu në Himarë dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave, e cila do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe natyrisht trafikun në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm🤝”, u shpreh në “Facebook” Edi Rama.