zoom

Aktualitet

Operacioni antidrogë, zbulohen EMRAT e 19 të arrestuarve. Pesë të tjerë ende në kërkim

Uniformat blu sapo kanë përfunduar operacionin antidrogë “Tempulli 3”, me 19 të arrestuar dhe 5 të tjerë në kërkim në Tiranë.

Pak më parë Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, njoftoi për një operacion anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet. Teksa janë zbuluar edhe emrat e 19 personave të cilët kanë përfunduar në pranga.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.

Ndërkohë pesë persona të tjerë janë ende në kërkim. Vocaj tha se u sekuestruan mbi 1,5 kg hashash, kokainë dhe heroinë, u sekuestruan shuma parash cash të konsiderueshme, logjistikë, materiale, makina dhe sende të tjera si prova materiale. Aksioni mbetet në proces për të kapur të kërkuarit. /ZOOM.AL/