zoom

Politikë

Operacioni antidrogë/ Në pranga edhe 2 ish-truproja të Saimir Tahirit, kur ishte ministër i Brendshëm

Super operacioni i trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane solli arrestimin e prokurorëve dhe drejtuesve të policisë shqiptare.

Në një komunikatë për shtyp, ndër të tjera SPAK bën me dije se në mesin e të arrestuarve janë edhe dy truproja të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm i vendit.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtarë të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, thuhet në komunikatë.

SPAK ka lëshuar 38 urdhërarreste. Operacioni vijon të kryhet ende përfshirë 4 shtete, Italinë, Spanjën Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Disa miliona euro janë konfiskuar të përfituara nga veprimtaria kriminale e personave të përfshirë.

Në aksionin antidrogë që po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit janë arrestuar Prokurori i Vlorës, Maksim Sota; Festim Lelaj, ish-nënkomisar i policisë së Vlorës; Saimir Kurti, drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë dhe Shefi i Sektorit të Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Ilir Balla.

Masat ndaj tyre janë ”Arrest Shtëpie” për shpërdorim detyre.

Pritet që Prokurori i Antimafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë.

Ky operacion është vijimi i operacioneve “SHEFI” dhe “KULMI”, të kryera në vitin 2018 e në vitin 2020, ku përmes deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe më pas trafikimi në drejtim të brigjeve të Puglis në bordin e gomonëve oqeanike.

Gjatë dy operacioneve të mësipërme u arrestuan 37 persona, u sekuestruan 40 milionë euro drogë, 4 milion euro prona, automjete e para cash.

Postime të lidhura