zoom

Stil

Olti Curri publikon listën e VIP-ave që do të bëhen pjesë e Big Brother

3 ditë larg sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, është publikuar lista e VIP-ave që do të bëhen pjesë e shtëpisë në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ditën e sotme blogeri Olti Curri ka publikuar në InstaStory listën e personazheve të njohura shqiptare që prej kohësh është aluduar se do të jenë pjesë e “BBVIP”.

Julian Deda, Romeo Veshaj, Meriton Mjekiqi, Heidi Baci, Bardhi etj janë disa nga emrat e shkruar në letër, megjithëse akoma nuk dihet nëse këta janë banorë apo jo.