zoom

Stil

Olsi Bylyku vazhdon të sulmojë Big Brother: Si ka mundësi që ata që thonë se ky është moderatori…

Edhe pse Big Brother e ka harruar Olsi Bylykun, ky i fundit se ka harruar Big Brother-in. Aktori i humorit ka reaguar përsëri për spektaklin, sigurisht me thumbime.

Në një tjetër foto të publikuar në Instastory, ai shkroi: “Bëjuni pak screenshot profileve që kanë komentuar negativisht te postimi im se janë po të njëjtit në faqet e tjera, që komentojnë “Moderimi i BBVA 3 është më i miri (krahasuar) me çdo vit tjetër”, duke hedhur kështu një tjetër kunjë ndaj produksionit, ku thotë se llogari të tilla në Instagram komentojnë pozitivisht moderimin e Ledion Liços dhe negativisht në postimin e Olsit.

 

Jo, s’ka ndaluar ende! Olsi Bylyku s’e kursen një tjetër

Kjo është kunja e tretë që Olsi bën kundrejt programit. Pas një postimi të gjatë (tanimë të fshirë nga Instagram-i), aktori i humorit shprehej se “BBVA 3” është një program që të blen vlerat.

“I di pyetjet tuaja dhe në fakt, ju kërkoj shumë ndjesë që nuk isha në pritshmëritë tuaja, por në fakt unë do të isha më shumë se pritshmëritë që ju kishit, pasi për shansin që më keni dhënë të jem i juaji, kurrë nuk do ju dal jashtë pritshmërive. Por, për fat të keq këtë produksioni e kuptoi përpara se këto që po ju shkruaj të thuheshin në një nga “netët magjike” të prime”, u shpreh ai, duke shtuar: “Por, unë i kuptoj rrethanat e gjithsecilit për angazhimin e tyre sepse i kam kolegë, shok dhe miq, por mendoj se mua: Nuk më bind dot që do bëj HIT, se e kam bërë. Nuk më bind dot që do më bësh film se e kam bërë “Policë për kokë” para dy vjetësh. Nuk më dhuron dot ëndrrën të kem një studio se e kam. Nuk më bind dot që mund të krijoj biznes pas daljes, sepse do kem reklama, se e kam. Apo ndoshta çmimi i madh më tundoi? Ndoshta “votat e publikut” që më eliminuan, tashmë ju hoqën kostot për të plotësuar çmimin e fituesit!”, u shpreh ai mes të tjerash.

Postime të lidhura