zoom

Të gjitha

Olsa e thotë troç! Ky është konkurrenti i “Për’puthen” që i mungon

Olsa Muhameti është një ndër emrat më të komentuar kohët e fundit për rolin kryesor që ka në një prej programeve të ndjekura në Shqipëri, “Për’puthen”.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale ku iu përgjigjur mjaft pyetjeve në lidhje me emisionin ku ajo është autore.

“Cili/a nga konkurrentët e “Për’puthen” të mungon më shumë që nuk është më dmth?”, ka pyetur ndjekësi/ja.

“Fation Kuqari sigurisht një nga djemtë më të drejtë që kanë qenë në “Për’puthen””, i është përgjigjur Olsa, duke treguar kështu edhe preferencën e saj.

Kujtojmë se ai nuk arriti të gjente dashurinë dhe shpirtin binjak brenda programit dhe para disa javësh vendosi të dorëhiqej. Fationi u shpreh se kishte menduar prej kohësh të linte programin dhe se nuk mund të vazhdonte më tej të bëhej pjesë e hipokrizive.

Menjëherë pas emisionit të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen një lidhje e ngushtë mes tij dhe Fifit. Këta të dy u shfaqën bashkë në rrjete sociale, por më vonë u zbulua se ata do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për këngën e re të Fifit që u publikuar para pak ditësh. Historia e me Fifin u mbyll me kaq, por më pas fansat nisën të preokupoheshin për një tjetër vajzë të njohur.