Aplikacion
Së fundmi edhe Roma i është bashkuar garës për të siguruar shëbrimet e yllit argjentinas. Megjithatë agjenti i tij Jorge Antun ka biseduar me Beppe Marotta-n për të folur për një të ardhme të mundshme zikaltr të klientit të tij.
Për momentin ka kontakte joformale, të cilat nuk i kanë lënë rrugën një negociate reale.
Por për Inter nuk do të jetë e lehtë të arrijnë te argjentinasi, pasi nga LA Liga dhe Premier League, ka skuadra që kanë lëvizur për të hetuar rrethin e argjentinasit.
Arsenal, Newcastle, Manchester United, Tottenham, Barcelona dhe Seville, konkretisht, po shqyrtojnë hipotezën e afrimit të Dybala. Por sipas Corriere dello sport, deri tani vetëm Roma ka lëvizur konkretisht.
Gjithçka fillon me dy fakte: vlerësimin e Mourinhos, i cili pas ndeshjes së fundit Roma-Juve në Olimpico, iu afrua Paulos duke i thënë se “je një lojtar i madh, do të doja të stërvisja dikë si ty” dhe interesimi i argjentinasit për një zgjidhje si ai verdhekuqve.
Agjenti i tij ditët e fundit ishte në Romë me familjen dhe klientin e tij. Ai po planifikonte një takim me Thiago Pinto, por u shty për shkak se presidenti, pas humbjes në Firence, kishte pak dëshirë për të planifikuar një të ardhme në të cilën nuk është ende e qartë nëse klubi i tij do të jetë në gjendje të marrë pjesë në kupat evropiane apo jo.
Roma, në çdo rast, duhet të kapërcejnë konkurrencën e klubeve të nivelit të lartë dhe për ta bërë këtë ata mund të fokusohen në dëshirën e Dybala-s për t’u ndjerë protagonist dhe në qendër të një projekti teknik. Ai dëshiron të kthehet në nivelet më të larta për të fituar një vend si protagonist në Botërorin e ardhshëm. /zoom.al/