zoom

Aktualitet

Ofroi 50 mijë euro garanci për lirinë – Burg për Ilir Beqajn. Në qeli edhe bashkëpunëtori i tij

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar mëngjesin e të enjtes, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Ky është vendimi i dhënë sot nga trupa gjykuese gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në burg mbetet edhe bashkëpunëtori i Beqajt, Ermal Kurtulaj, ndërsa masa është ndryshuar për Alfred Nikollajn, i cil është lënë në arrest shtëpie.

Gjatë seancës që zgjati për 6 orë me radhë, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë së tyre.

Beqaj vendosi në dispozicion 50 mijë euro, ndërsa Kurtulaj ofroi lekët që kishte përfituar nga shitja e një “Audi Q7”.