zoom

Slider

Oferta nga Spanja dhe Franca për sulmuesin Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka tërhequr interes të madh në Europë me paraqitjet e bëra në sezonin e shkuar.

Sulmuesi shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2022/2023 në La Liga 2, ku ishte faktori kryesor që ngjiti Granadën në elitën e futbollit spanjoll.

“El Ideal” ka zbuluar emrat e klubeve që interesohen për shërbimet e lojtarit beratas.

Southampton-i në Championship dhe Reims-i në Ligue 1 janë dy klubet që po mbajnë në vëzhgim Uzunin, së bashku me dy ekipe të tjera nga Arabia Saudite.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë ofertë zyrtare në zyrën e drejtuesëve të Granadës. /zoom.al/