Aplikacion
Ndërkohë janë ngritur shqetësime të mëdha nga ndërkombëtarët për fatin e dhjetëra foshnjave të lindura para kohe që nuk janë më në gjendje të qëndrojnë në inkubatorë.
Christian Lindmeier, një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha për BBC se ashtu si foshnjat e lindura para kohe, spitali nuk është në gjendje të kryejë dializë veshkash për 45 pacientë që kanë nevojë për të. Ai tha se 600 pacientë mbetën në spital, dhe njerëz të tjerë strehohen në korridore.
Mjekët në Gaza thonë se trupat e pajetë kanë filluar të grumbullohen brenda dhe jashtë spitalit.
Lindmeier e përshkroi situatën duke thënë se spitali po funksionon më shumë si një varrezë.
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka deklaruar se Hamasi ka humbur kontrollin në Gaza, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Në një video të publikuar, Yoav Gallant tha: “Terroristët po ikin drejt jugut. Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit, Ata nuk kanë më besim te qeveria.”